Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha sot se Gjermania nuk do të kundërshtojë ndalimin e gazit rus në të gjithë Evropën, por se vendet e tjera do ta kundërshtojnë, që do të thotë se është më mirë që Evropa të fokusohet në ngushtimin e sanksioneve, jo në zgjerimin e tyre.
Ai deklaroi se kompanitë gjermane nuk përdorin më gazin rus, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Për sa më përket mua, ne mund të ndalojmë plotësisht përdorimin e gazit nga Rusia,” tha ai, duke shtuar se disa vende në Evropën Lindore mbështeten shumë më tepër në burimet ruse të energjisë./FolDrejt/