Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë tregon se Gjermania po përballet me demonstrimin e fuqisë së Vladimir Putin, i cili uli sasinë e dërgesave të gazit.
“Me kapacitetin e ruajtjes së gazit 56% të mbushur, ne nuk mund të hyjmë me siguri në dimër”, theksoi sot ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Ai theksoi se magazinat duhet të jenë të mbushura, sepse në të kundërt do të ketë problem dhe shtoi se në gazsjellësin Nord Stream aktualisht kalon 60 për qind më pak gaz./FolDrejt/