Kristine Lambrecht theksoi se ata dëgjuan kërcënime nga Rusia për Lituaninë, e cila po zbatonte sanksionet evropiane në kufirin me Kaliningrad.
NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët në mënyrë që të mbrohet nga aktet e mundshme të Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kristine Lambrecht.
“Fakti është se ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund të dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”, tha Lambrecht gjatë një vizite në trupat gjermane të dislokuara në Lituani, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.