Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth gjatë një takimi sot me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vlerësoi punën e Shqipërisë.
Roth theksoi se Shqipëria ka arritur shumë dhe se tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.
Ky është një lajm shumë i mirë që na vjen nga Gjermania, teksa në muajin qershor pritet që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Shqipëria tashmë ka arritur shumë. Nevoja për të bërë përparime të mëtejshme në reformën gjyqësore, në votime, në pajtimin rajonal, në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që së shpejti të mund të fillojë negociatat e pranimit në BE”, tha ministri gjerman, transmeton Foldrejt.com.