Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka deklaruar se Greqia është e gatshme për dialogun e “Masave për rritjen e besimit me Turqinë”, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për televizionin shtetëror grek ERT, ministri Panagiotopoulos në pyetjen nëse është hyrë apo jo në një periudhë të re me Turqinë, ka dhënë përgjigjen se pas tërmeteve u krijua një atmosferë pozitive mes dy vendeve, por ka nevojë për një vazhdimësi për të thënë se “është hapur një faqe e re”.
Panagiotopoulos theksoi se ambasadorit të Turqisë në prani të NATO-s që mori pjesë në Takimin e Ministrave të NATO-s në Bruksel i ka përcjellë ngushëllimet, ndërsa ai i ka thënë në përgjigje se “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”.
“Greqia është gjithmonë e gatshme për dialog me Turqinë. Greqia është gjithmonë gati për të biseduar, nëse përcaktohet një datë për dialogun e ‘Masave për rritjen e besimit’ për të cilin mund të presim një datë të afërt”, tha Panagiotopoulos.
Kalendari për F-35
Ministri Panagiotopoulos bëri të ditur se ndaj SHBA-së kanë bërë aplikimin e nevojshëm për blerjen e F-35 dhe se përgjigjen e presin në pranverë.
“Duhet të qartësohen disa detaje”, tha Panagiotopoulos i cili shtoi se pas përgjigjes që pritet në muajt prill-maj do të fillojnë bisedimet për kushtet teknike dhe të veçanta.
Ai thekson se dorëzimi i avionëve F-35 ndaj Greqisë mund të vonojë për shkak se janë mjete të gjeneratës së 5-të. Ministri grek tha se për avionët duhet të përshtatet infrastruktura në bazat e Forcave Ajrore. Panagiotopoulos parashikoi vitin 2028 si periudhë kur do të bëhet dorëzimi i parë i avionëve.
“Opsioni i ofertuesve për kantierin detar do të jetë efektiv në vendimin lidhur me korvetat që Greqia planifikon të blejë”, potencoi Panagiotopoulos i cili shto se duan që këto anije të prodhohen në Greqi.
Sistemi S-300 për Ukrainën
Duke rikujtuar se për Greqinë ka një kërkesë lidhur me dërgimin e S-300 në Ukrainë, Panagiotopoulos shtoi se për të mos dobësuar sistemin e saj të mbrojtjes Greqia aktualisht nuk është pro këtij propozimi./FolDrejt/