Një ditë pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Pelshi, homologu grek, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas burimeve zyrtare nga autoritete grek, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me koronavirus , pas një kontrolli rutine që bëri ditën e djeshme.
Ndërsa mësohet se ministri grek ka anuluar vizitën e tij në Bullgari, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot, shkruajnë mediet greke.
Në vend të tij do të shkojë zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikos Hardalias./abcnews.al/