Gjiganti rus i energjisë bërthamore Rosatom do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, shkruan BBC.
Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor, aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët do të ketë kapacitetin e tij më shumë se dyfish.
“Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm,” tha Szijjarto në një postim në Facebook.
“Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në afat të gjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga luhatjet e çmimeve të energjisë.”
Ai shtoi se reaktorët bërthamorë mund të jenë gati për shërbim deri në vitin 2030./abcnews.al/