Për Hungarinë, një armëpushim, jo dërgimi i armëve, është mënyra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot ministri i Mbrojtjes i vendit, Kristof Salaj-Bobrovnički.
Pas takimit me ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel, ai tha se e ka bërë të qartë se Hungaria nuk mbështet asnjë masë që do të çonte në përshkallëzim të mëtejmë, transmeton agjencia MTI.
“Vazhdimi i shpërndarjes së armëve çon qartë në një përshkallëzim të situatës,” paralajmëroi Salaj-Bobrovnički./FolDrejt/