Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme të dielën që iku, raportojnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Arsimit në Qeverinë e Serbisë, Ruzhiq, ia ka dorëzuar të dielën dorëheqjen e parevokueshme kryeministres Ana Bërnabiq.
“Në heshtjen e zisë treditore kombëtare, si person i përgjegjshëm dhe i arsimuar, profesionist në kryerjen e të gjitha detyrave të mëparshme publike, si prind dhe qytetar i Republikës së Serbisë, që është gjithmonë në vendin tim të parë, dhe në përputhje me nenin 23 të Ligjit për Qeverinë, në këto rrethana kam marrë vendim racional dhe të ndershëm, po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Ministrit të Arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes
Ndonëse, sipas tij, kryeministrja ka qenë në dijeni që në ditën e parë të gatishmërisë së tij për t’u dorëhequr.
Ai iu ka shprehur ngushëllime prindërve dhe familjarëve që humbën më të dashurit të tyre, duke u lutur që ajo të mos përsëritet kurrë.
Ditë më parë një i ri beogradas la të vdekur 8 nxënës të një shkolle, duke përfshirë edhe rojën./FolDrejt/