Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u ka uruar sukses maturantëve që sot i nënshtrohen Testit të Maturës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19.
Postimi i plotë:
Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë.
Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Pa panikë dhe ta ruajmë shëndetin!
Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!