Ministri i Drejtësisë i Britanisë së Madhe, David Wolfson, dha dorëheqjen pasi kryeministri Boris Johnson u ndëshkua nga policia për shkelje të rregullave të Covid-it, shkruan Guardian.
Wolfson vlerësoi se veprimet e Johnson nuk ishin “në përputhje me sundimin e ligjit”.
Lordi Wolfson tha se do të ishte gabim që “një sjellje e tillë të mbetet e pandëshkuar, veçanërisht kur shumë në shoqëri ndiqnin rregullat me kosto të mëdha personale dhe të tjerët ndëshkoheshin ose ndiqen penalisht për vepra të ngjashme dhe ndonjëherë në dukje të parëndësishme”./FolDrejt/