Prania e vazhdueshme e forcave ruse në dhe pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia është një “shkas i vazhdueshme i një fatkeqësie të mundshme bërthamore”, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.
“Kush është gati të marrë përgjegjësinë për sigurinë e së nesërmes?”, u shpreh ministri.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për përdorimin e uzinës si mburojë, duke rrezikuar një fatkeqësi të mundshme. Po ashtu edhe Kremlini ka akuzuar vazhdimisht forcat ukrainase për bombardimin e uzinës, përcjell rtv21.tv
Negociatat janë duke u zhvilluar që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitojë centralin, dhe Halushchenko tha se mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara duhet të lejohet të studiojë ndikimin e pranisë së trupave ruse atje.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për “de-okupim dhe çmilitarizimin urgjent” të uzinës.
“Është “e vetmja mënyrë që Evropa të flejë e qetë dhe të mos ketë frikë nga retë bërthamore në qiellin e saj”, tha Halushchenko./21Media