Katari nuk do të jetë në gjendje të kërcejë dhe të plotësojë nevojat evropiane për energji në rast se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës shkakton mungesë, paralajmëron ministri i Energjisë së Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi.
Ky i fundit deklaroi se shpreson që situata të shtensionet përmes diplomacisë mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton reuters.
“Siguria e furnizimit të Evropës kërkon një përpjekje të bashkërenduar nga shumë aktorë”, shtoi ai. Ai shprehu shpresën se tensionet në Evropë mund të zgjidhen përmes diplomacisë, në mënyrë që të gjithë furnizuesit të mund të punojnë së bashku për të garantuar sigurinë e energjisë në afat të shkurtër dhe afatgjatë.
Katari është një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe partneri kryesor tregtar dhe politik i BE-së, sipas reuters. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Rusia po përgatit një pushtim të Ukrainës dhe ka pyetur Katarin dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj në javët e fundit nëse mund të rrisin furnizimin me gaz në Evropë në rast të një ndërprerjeje të furnizimit nga Rusia.