Ministri ukrainas i Financave Sergei Marchenko tha se Ukraina po kërkon të paktën pesë miliardë dollarë në muaj si ndihmë ndërkombëtare për të mbuluar kostot e vendit.
Në takimet me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington, Marchenko tha se Ukraina pret të marrë dy miliardë dollarë në muaj nga Shtetet e Bashkuara për të mbuluar shpenzimet emergjente në prill, maj dhe qershor, raporton UNIAN, duke cituar Washington Post, transmeton FolDrejt.
Në total, Ukrainës i duhen të paktën 5 miliardë në muaj./FolDrejt/