Kryeministrja Liz Truss i kërkoi Kwarteng të jepte dorëheqjen.
Ministri britanik i Financave Kwasi Kwarteng njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen pasi një gjë të tillë iu kërkua nga kryeministrja Liz Truss.
“Ju më kërkuat të tërhiqem si ministri juaj i financave. Unë pranova,” tha Kwarteng në një letër dorëheqje drejtuar kryeministrit, të cilën ai e publikoi në Twitter, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.