Alexander Schalenberg theksoi se tani duhet të jetë e qartë se procesi i zgjerimit është i një rëndësie të veçantë.
Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg tha se Bashkimi Evropian ka përgjegjësi jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke komentuar mbështetjen e dhënë dje Kievit nga krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë.
“BE nuk duhet të bjerë nën këndvështrimin e tunelit gjeostrategjik”. Ne kemi një përgjegjësi jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë qenë pjesërisht kandidatë prej vitesh,” shpjegoi Schalenberg./FolDrejt/