Ministri i Jashtëm britanik James Cleverly paralajmëroi sot Federatën Ruse “për pasoja të rënda” nëse Moska përdor armë bërthamore në Ukrainë.
James Cleverley, duke komentuar deklaratën e mëparshme të presidentit rus Vladimir Putin se Moska nuk ka folur për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe se në fakt Kievi mund të ndërtojë dhe shpërthejë një “bombë të pistë”, tha se një retorikë e tillë është absurde dhe e papërgjegjshme.
“Duhet të jetë e qartë se për Britaninë e Madhe dhe aleatët tanë çdo përdorim i armëve bërthamore do të ndryshonte natyrën e konfliktit. Kjo do të kishte pasoja të rënda për Rusinë,” tha Cleverley, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.