Është “jetike” që të gjithë anëtarët e NATO-s të shpenzojnë të paktën 3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen, tha ministri i jashtëm i Estonisë Urmas Reinsalu për BBC. Ai e përshkroi pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia si një “ndryshues të lojës”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Për të mbrojtur vlerat tona – rendin e bazuar në rregulla – ne duhet gjithashtu të investojmë në armë”, tha Reinsalu.
Ai u kërkoi vendeve perëndimore që t’i japin më shumë armë të rënda Ukrainës pa “asnjë paralajmërim politik” dhe shtoi se Kievit nuk duhet t’i bëhet presion për të bërë lëshime ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas vlerësimeve të NATO-s, Estonia do të shpenzojë 2,3% të PBB-së së saj për mbrojtjen në vitin 2022; Ministrat estonezë premtojnë se vendi do ta rrisë këtë shifër në 3% deri në vitin 2024.
Më 4 tetor, presidenti estonez Alar Karis e quajti Ukrainën një “aleate të denjë” dhe mbështeti kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në NATO. /FolDrejt/