Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian deklaroi se qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është të “pushtojë plotësisht” Ukrainën, duke vënë në dukje se asnjë përparim nuk është bërë në negociatat e fundit në Stamboll.
“E vetmja risi e Stambollit është gatishmëria për t’i bërë publike negociatat, veçanërisht nga pala ruse,” tha Lendrian për Le Figaro, duke vënë në dukje se kjo i lejoi gjithashtu forcat ruse të riorganizoheshin.
“Neutraliteti” i Ukrainës , garancitë e sigurisë që do t’i jepen Ukrainës, metodat e ratifikimit, territoret e Donetsk dhe Luhansk dhe Krimea kanë qenë objekt debati për javë të tëra. Por së pari duhet të ketë një armëpushim dhe një plan për tërheqjen e forcave ruse. Për të gjitha këto çështje, ne mbështesim Ukrainën dhe sovranitetin e saj dhe dënojmë agresionin rus.“
I pyetur nëse Franca mund të jetë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës nëse miratohet një regjim neutraliteti, Lendrian tha: ” Ne po dëgjojmë propozimet e Presidentit Zelensky.
Nëse ato na dorëzohen, ne do t’i vlerësojmë me shumë kujdes pozitiv. E sigurt është se neutraliteti nuk mund të funksionojë pa garanci sigurie. Do të jetë në dorën e dy palëve të përcaktojnë skicën”./FolDrejt/