Ne e kemi vendosur javën e kaluar që të ndihmojmë Kosovën dhe u kemi treguar kolegëve tanë kosovarë që duhet të mbështeten te ndihma e Gjermanisë.
Kështu është shprehur ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, për gazetën gjermane “Stuttgarter Nachrichten”, përcjell foldrejt.com.
Ai poashtu shtoi se Kosovës “duhet ti jepet perspektivë e qartë integrimi, kurse reformat janë të domosdoshme.”
“Do ishte shumë e gabuar nëse BE dhe Gjermania tërheq dorë nga mbështetja ndaj Kosovës, përfshirë këtu edhe ndihmën financiare,” përcjell foldrejt.com. “Nëse kjo do ndodhte, atëherë do shkatërrohej gjithçka që kemi ndërtuar atje për një periudhë të shkurtër.”
Nga 2014 deri 2018 Gjermania ka alokuar 179,33 milionë euro në Kosovë. Këto fonde janë shfrytëzuar për ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e reformave të ndryshme.
Në anën tjetër, nga BE mes viteve 2014-2017, Kosova ka përfituar 350 milion euro./Foldrejt.com