Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra ka akuzuar Rusinë se “po përpiqet të fusë fshehurazi agjentë të inteligjencës në Holandë nën mbulimin e diplomacisë”, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë,” shtoi ai.
Qeveria holandeze tha të shtunën se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën ruse në Hagë.
Për më tepër, ajo tha se do të mbyllte konsullatën e saj në Shën Petersburg, Rusi.
Lajmi vjen pasi David Ballantyne Smith me origjinë britanike u burgos për më shumë se 13 vjet të premten për spiunim për rusët në ambasadën britanike në Berlin./FolDrejt/