Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó tha sot se lufta në Ukrainë nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës.
“Më në fund të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo luftë nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë”, ka shkruar Sijarto në Facebook dhe ka theksuar se marrëveshja mund të arrihet vetëm në tryezën e bisedimeve.
Ai shtoi se politikanët ukrainas sulmuan kryeministrin hungarez Viktor Orbán pasi ai përsëri bëri thirrje që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Fol Drejt.