Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se Presidenca e Bashkimit Evropian e ka për qëllim të bëhet përparim në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai, në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ka thënë se shpreson se do të ketë një vendim pozitivë për Kosovën sa i përket vizave.
“Kjo është vizita ime e parë në Kosovë dhe vjen në kohën kur Republika e Çekisë e ka Presidencën e Bashkimit Evropian, do të doja të theksoja se Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet tona regjionale. Përpjekjet tona fokusohen në të bërit progres në këtë rajon, përfshirë edhe Kosovën në liberalizimin e vizave”.
” E kuptoj se aty duhet ende punë jemi në rrugë të drejtë shpresojë se do të gjejmë përkrahje politike në mënyrë që ky proces i liberalizimit të vizave të përfundojë. Shpresoj se BE do të marrë një vendim pozitiv për Kosovën”,ka thënë Lipavsky.
Lipavsky ka deklaruar se e mbështesin edhe punën e të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, si dhe kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të implementojnë marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut.