Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, deklaroi se ata i kishin shitur armë Rusisë më parë, por nuk i dërguan asnjë armë këtij vendi gjatë luftës në Ukrainë dhe tha.
“Nëse zbulohet se Rusia ka përdorur dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës sigurisht që nuk do të jemi indiferentë ndaj kësaj çështjeje”, tha kryediplomati i Iranit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Abdollahian, i cili u takua me anëtarët e Shoqatës së Agjencive të Lajmeve të Azi-Paqësorit (OANA) në kryeqytetin Teheran, vlerësoi në fjalimin e tij politikën e jashtme të vendit të tij.
Duke deklaruar se ata i shitën armë Rusisë në të kaluarën, por se nuk i shitën armë Rusisë për t’u përdorur në luftën e Ukrainës, ai tha: “Ne jemi kundër luftës në Ukrainë nga një këndvështrim parimor. Ne nuk i dhamë Rusisë asnjë armë ose mjete ajrore pa pilot për t’i përdorur në luftën e Ukrainës, dhe ne nuk do ta bëjmë”.
Duke deklaruar se janë të gatshëm të zhvillojnë një takim të përbashkët me Ukrainën me pjesëmarrjen e ekspertëve ushtarakë për të hetuar akuzat, Abdollahian deklaroi se këtë propozim e ka përcjellë në takimin e tij me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politıkën e Sigurisë, Josep Borrell.
“Nëse bëhet e qartë se Rusia ka përdorur dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës, ne sigurisht nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj çështjeje”, tha Abdollahian.
Duke iu referuar procesit të negociatave mbi programin bërthamor, në fjalën e tij, ministri i Jashtëm iranian tha: “Tani jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes. Ditët e fundit, pala amerikane duke u përpjekur të mbronte mundësinë për të arritur një marrëveshje me mesazhe diplomatike u përpoq të krijonte kaos dhe akte terroriste në disa vende”.
– Akuzat se Irani dërgoi dronë në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë
Më 23 shtator, Ukraina vendosi të tërheqë akreditimin e ambasadorit të Iranit në Kiev, Menuchehr Muradi dhe të zvogëlojë ndjeshëm numrin e diplomatëve në ambasadë me arsyetimin se qeveria e Teheranit “furnizoi me armë Rusinë”.
Qeveria e Kievit njoftoi se sulmi i Rusisë në kryeqytetin Kiev më 17 tetor u krye nga dronët kamikazë të tipit Shahid-136 që i ishin dhënë Rusisë nga Irani dhe njoftoi se po përgatitej të ndërpresë plotësisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, mohoi akuzat se dronët iranianë janë përdorur në Ukrainë.
SHBA-ja konfirmoi gjithashtu më 18 tetor tha se ata kanë prova të gjera se armët iraniane janë përdorur kundër objektivave ushtarake dhe civile në Ukrainë dhe se Washingtoni mund të vendosë sanksione kundër autorëve.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kenani, bëri një deklaratë të njëjtën ditë, duke mohuar edhe një herë akuzat dhe duke bërë të ditur se janë të gatshëm të takohen me Ukrainën për të zgjidhur këto akuza.
Gazeta amerikane “Washington Post”, në lajmet e saj të bazuara në zyrtarë të sigurisë amerikane dhe perëndimore, shkruante se Irani kishte rënë dakord të dërgonte raketa në Rusi si dhe mjete ajrore të armatosura pa pilot.
SHBA-ja, Britania dhe Franca argumentojnë se shitja e sistemeve të armëve nga Irani ndaj Rusisë shkel Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila mbështet marrëveshjen mbi programin bërthamor të vitit 2015.
BE-ja dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj Iranit më 20 tetor për shitjen e dyshuar të mjeteve ajrore pa pilot Rusisë. Britania, Franca dhe Gjermania, të quajtura E3, i bënë thirrje gjithashtu OKB-së më 21 tetor për të hetuar akuzat./FolDrejt/