Emiri i Katarit dhe lideri i atij vendi, Tamim bin Hamad al-Thani, emëroi sot ministrin e Jashtëm të vendit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, si kryeministër të ri, në kuadër të rindërtimit të qeverisë.
Siç raporton Reuters, kryeministri i ri do të mbetet njëkohësisht në postin e kreut të diplomacisë, përcjell Fol Drejt.
Abdulraman al-Thani zëvendësoi Shejh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz al-Thani si kryeministër, i cili e mbajti postin që nga viti 2020./FolDrejt/