Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka mbrojtur pozicionin e vendit të tij për luftën në Ukrainë dhe ka sinjalizuar se Kina do të thellojë lidhjet me Rusinë në vitin e ardhshëm, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin e Ukrainës dhe për t’u bashkuar me të tjerët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë ka prishur më tej lidhjet dhe ka nxitur një ndarje në zhvillim me pjesën më të madhe të Evropës.
Wang, duke folur me video në një konferencë në kryeqytetin kinez, tha se Kina do të “thellonte besimin e ndërsjellë strategjik dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm” me Rusinë. Luftanijet nga të dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Kinës Lindore javën e kaluar.
“Për sa i përket krizës në Ukrainë, ne kemi mbështetur vazhdimisht parimet themelore të objektivitetit dhe paanshmërisë, pa favorizuar njërën apo tjetrën palë, apo duke i hedhur benzinë zjarrit, akoma më pak duke kërkuar përfitime egoiste nga situata”, tha Wang, sipas një tekst zyrtar të komenteve të tij./FolDrejt/