Gjashtë muajt e ardhshëm presidencën e BE-së do e ketë Rumania dhe kjo e fundit jep shpresë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat në qershor.
Qëndrimin pozitiv për këtë çështje e dha ministri i jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu në një intervistë për Deutsche Welle.
“Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të hapjes së kapitujve të rinj për negocim. Ne dëshirojmë, dhe ky do të jetë propozimi im, që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Teodor Melescanu.