Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë u takua sot në Kajro me homologun e tij egjiptian në vizitën e parë zyrtare në dhjetë vitet e fundit, e cila lë të kuptohet për përmirësimin e marrëdhënieve me regjimin e liderit sirian Bashar al-Assad.
Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry përqafoi mysafirin e tij, ministrin e Jashtëm sirian Faisal Makdad kur mbërriti në Ministrinë e Jashtme egjiptiane, raporton Reuters.
Presidenti Assad është shmangur nga shumë shtete perëndimore dhe arabe që nga fillimi i kryengritjes dhe konfliktit në Siri në vitin 2011, duke thënë se ai e ka copëtuar vendin dhe ka bërë një luftë që ka marrë qindra mijëra jetë, transmeton Fol Drejt.