Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi embargo ndaj naftës dhe gazit rus pas sulmit në atë vend, tha sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba.
Kuleba gjithashtu kërkoi më shumë avionë, sisteme kundërajrore, predha dhe automjete ushtarake nga aleatët e NATO-s, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për një embargo të plotë të naftës dhe gazit”, tha Kuleba në selinë e NATO-s në Bruksel, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.