Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, bëri thirrje për vendosjen e një procedure për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në OSBE.
Kuleba shkroi në Twitter se anëtarësimi i Rusisë në OSBE paraqet një kërcënim për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë.
“Agresioni i pajustifikuar dhe mizoritë e Rusisë shkatërruan vetë themelet e Aktit Final të Helsinkit. Anëtarësimi i Rusisë në OSBE paraqet një kërcënim për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë”, ka shkruar Kuleba./FolDrejt/