“Me Liz Truss biseduam hapat e mëpasshëm për të zbatuar më shumë sanksione ndaj Rusisë. Presionet ndaj Rusisë duhet të rriten deri kur ajo të ndalë agresivitetin e pakuptimtë dhe krimet barbare të luftës”, tha Kuleba.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është shprehur se në një bisedë telefonike me sekretaren e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, kanë diskutuar zbatimin e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Twitter, Kuleba bëri të ditur se në bisedën telefonike me Truss kanë biseduar për zbatimin e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë e cila ka filluar luftën në Ukrainë.
“Me Liz Truss biseduam hapat e mëpasshëm për të zbatuar më shumë sanksione ndaj Rusisë. Presionet ndaj Rusisë duhet të rriten deri kur ajo të ndalë agresivitetin e pakuptimtë dhe krimet barbare të luftës”, tha Kuleba.
Në anën tjetër, thuhet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ku dhe kanë vlerësuar procesin e integrimit të Ukrainës në BE./FolDrejt/