Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka kërkuar vendeve afrikane që të heqin dorë nga qëndrimet e tyre të neutralitetit ndaj luftës së Ukrainës me Rusinë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në Addis Ababa, kryeqyteti i Etiopisë, Kuleba tha se Ukraina ishte “shumë e mërzitur që disa vende afrikane zgjodhën të abstenonin” dhe i bëri thirrje atyre t’i japin Ukrainës mbështetje diplomatike “përballë agresionit rus”.
“Neutraliteti nuk është zgjidhja,” u tha ai gazetarëve. “Duke qenë neutral ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, ju projektoni neutralitet ndaj shkeljeve të kufijve dhe krimeve masive që mund të ndodhin shumë pranë jush”.
Rusia ka ndërtuar një prani të konsiderueshme në disa pjesë të Afrikës, ku kontraktori ushtarak privat rus Wagner është aktiv dhe së fundmi ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Afrikën e Jugut. Rusia planifikon të mbajë një samit Afrikë-Rusi në korrik./FolDrejt/