Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha sot se Roma mbetet e pakënaqur me kërkimin e faljes së Parisit, pasi ministri francez i policisë Gérald Darmanen akuzoi Italinë për keqmenaxhim të fluksit të emigrantëve, raportoi Reuters.
“Ne kemi nevojë për fjalë më specifike. Shpresoj që qeveria franceze të ndryshojë qëndrimin e saj. Kërkimi i faljes është e kundërta e qëndrimit të ministrit të brendshëm francez. Do të jem i lumtur t’i shoh ato ndryshime,” tha Tajani për RAI.
Ministri francez Darmanen tha javën e kaluar se kryeministrja italiane e krahut të djathtë Giorgia Meloni “dështoi në zgjidhjen e problemeve me emigrantët, edhe pse ajo u zgjodh në bazë të atij premtimi”, transmeton Fol Drejt.