Drafti për marrëveshjen e tregtisë dhe sigurisë provokoi kundërshtim nga të paktën një vend, Shtetet Federale të Mikronezisë, sipas një letre që mbërriti në publik javën e kaluar, kujton agjencia britanike e lajmeve.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje rajonit të Paqësorit të mos jetë “shumë i shqetësuar”, pasi takimi në Fixhi me kolegët e tij nga 10 shtete ishullore nuk çoi në një deklaratë gjithëpërfshirëse të tregtisë dhe sigurisë.
Wang priti kolegë nga vendet e Paqësorit në një turne diplomatik në rajon, ku ambiciet e Pekinit për lidhje më të gjera të sigurisë kanë shkaktuar shqetësim tek aleatët e Amerikës, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.