Një paketë e re sanksionesh të BE-së kundër Rusisë është duke u shqyrtuar, por nuk ka gjasa që ajo të miratohet para fundit të majit, tha ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau.
Këtë muaj, Polonia paraqiti një propozim për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës dhe diamanteve, transmeton Fol Drejt.