Zbigniew Rau deklaroi se kishte frikë nga pushtimi rus i Polonisë, si dhe “rreziku i pushtimit të armatosur të Rusisë në vendet e krahut lindor të NATO-s”. Polonia dhe Gjermania duhet të përpiqen që Rusia të pësojë një disfatë strategjike dhe që forcat e saj pushtuese të lënë Ukrainën brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, tha Rau.
Rusia do të mbetet një kërcënim për paqen në Evropë edhe pas armëpushimit në Ukrainë, vlerësoi sot ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau.
“Ne vetëm mund të ëndërrojmë se Rusia do të ndryshojë menjëherë pas marrëveshjes së armëpushimit, sepse ajo do të vazhdojë të jetë një kërcënim për paqen në Evropë”, tha Rau në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij gjermane Analen Burbock, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.