Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad u ka kërkuar vendeve evropiane që të dërgojnë ndihma pas tërmetit vdekjeprurës, duke thënë se sanksionet nuk janë justifikim për të mos ndihmuar, tha ai për televizionin libanez Al Mayadeen të martën, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Zyrtarët sirianë kanë argumentuar prej kohësh se sanksionet perëndimore kanë dëmtuar përpjekjet e rindërtimit në zonat ku konflikti 12-vjeçar është qetësuar.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë thënë se sanksionet synojnë të bëjnë presion mbi qeverinë siriane në një proces politik që mund t’i japë fund konfliktit. /FolDrejt/