Havisto, pas bisedës me Bilstrom, deklaroi se Finlanda mbetet në kontakt të rregullt me Turqinë dhe se javën e kaluar ka diskutuar me ministrin e jashtëm turk për anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Anëtarësimi në NATO është prioriteti më i lartë për qeverinë e re suedeze të sapoemëruar dhe Stokholmi pret që Hungaria dhe Turqia të ratifikojnë së shpejti Marrëveshjen për anëtarësimin e tyre në Aleancë, tha sot në Helsinki Ministri i Jashtëm suedez Tobias Bilstrom.
Ai e deklaroi këtë pas takimit me kolegun e tij finlandez Pek Havista dhe theksoi se takimi i ardhshëm i kryeministrit suedez Ulf Christershon dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është pjesë e këtij procesi./FolDrejt/