Irani dhe Pakistani nuk duan përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas bisedimeve me krerët e diplomacisë të dy vendeve.
Sipas Fidanit, Turqia rekomandoi Iranin dhe Pakistanin që të mos përshkallëzojnë më tej tensionet dhe vuri në dukje se paqja në rajon duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Reuters.
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka bërë thirrje Iranit, Irakut dhe Pakistanit që të tregojnë përmbajtje dhe sens të përbashkët pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon, përcjell Fol Drejt.