“Ne vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunim në kuptimin politik, ekonomik dhe ushtarak. Në vitin 2021 është arritur objektivi për një miliardë dollarë në vëllimin e tregtisë së jashtme. Ne duam ta ngremë atë në një nivel më të lartë këtë vit”, tha kreu i diplomacisë turke.
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavuşoğlu u takua sot në Sarajevë me ministren e Jashtme të BiH Bisera Turkoviç dhe tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BeH po zhvillohen në segmente të shumta.
Në fillim të fjalës së tij pas bisedës me Turkoviq, shefi i diplomacisë turke theksoi se është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet BeH dhe Turqisë, por edhe për çështje rajonale./FolDrejt/