Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kuleba në një postim në Twitter ka vënë edhe fotografinë e dyshes, ku falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se Blinken “pritet të zbulojë detaje nga takimi”.
Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me asistencë ushtarake, dhe ndihma tjera për t’u mbrojtur nga agresioni rus. /Telegrafi/