Njësia për Siguri Kibernetike e FSK-së synon të sigurojë privatësinë e sistemit tonë nga sulmet kibernetike
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj. Andaj sipas tij, Njësia për Siguri Kibernetike e FSK-së synon të sigurojë privatësinë e të dhënave të sistemit nga sulmet kibernetike.
“Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike”, ka shkruar Mehaj në facebook.
Fushata e informimit dhe vetëdijesimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese, sipas Mehajt, është sistematike nga ekspertët dhe se operatorët në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!