Ministri Armend Mehaj sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, shkruan Fol Drejt.
“Sot, më datë 09.09.2022 në ora 09:00, në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë. Me këtë rast, ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të delegacioneve.
Në fund, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media” – thuhet në njoftimin për media./FolDrejt/