Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë Hulusi Akar, po qëndron për një vizitë në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
I shoqëruar nga homologu i tij Armend Mehaj, ai ka realizuar një vizitë te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.
Për këtë ka njoftuar vetë Ministri mehaj nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook:
“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bën nderime pranë Varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz.
Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar.
Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar!”, shkruan Mehaj.