Oleksii Reznikov, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, ka shprehur dyshimet e tij se Rusia do të nisë një sulm bërthamor “tani”, shkruan Ukrainska Pravda, përcjell Fol Drejt.
“Ju e dini se, kur fqinji juaj ka këtë lloj çmendurie, ju duhet të kuptoni se ka rreziqe (të përdorimit të armëve bërthamore), por për mua personalisht nuk është një rrezik kaq i afërt tani sepse nuk jam i sigurtë – dhe unë mendoj se rusët nuk janë të sigurtë – se ata janë teknikisht të përgatitur për ta bërë këtë”, tha Reznikov.
Reznikov ka vënë gjithashtu në dyshim se cilat objektiva mund të godasë Rusia, pasi ai thotë se çdo përdorim i armëve bërthamore në fushën e betejës do të ndikojë edhe në trupat ruse në atë rajon.
Më herët Oleksii Reznikov, ishte i bindur se Ukraina do të marrë tanke perëndimore dhe avionë luftarakë në mënyrë që të dëbojë forcat ruse. Reznikov sugjeron se Uashingtoni duhet të jetë lider në këtë çështje dhe aleatët e tyre do ta ndjekin. /FolDrejt/