Nikola Selakoviq, ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, e ka quajtur Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, “Hitleri i vogël ballkanik!”
Kryeministri Kurti, sipas tij “nuk po merret me asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe provokimeve”, transmeton Fol Drejt.
Duket që deklarata e Selakoviqit erdhi si kundërpërgjigje ndaj asaj të kryeministrit tonë, i cili të dielën e quajti Presidentin Aleksandar Vuçiqin:
“Putin i vogël i Serbisë”.
Sipas Selakoviq, ndërsa Vuçiqi përpiqet për një politikë që siguron paqen dhe stabilitetit jo vetëm brenda Serbisë por edhe në nivel të Ballkanit, duke ndërtuar nisma rajonale si Ballkani i Hapur, duke ndërtuar autostrada, të cilat gjithnjë e më shumë lidhin kryeqytetet e rajonit, në anën tjetër Kryeministri Kurti ëndërron për diçka tjetër:
“Duke treguar gatishmëri për të ndihmuar gjithë Ballkanin Perëndimor me atë që mungon në treg, qofshin vaksina, respiratorë apo grurë e misër, Hitleri i vogël ballkanik, vetëm ëndërron se si të pushtojë dhe pushtojë veriun e Kosovës me zjarr dhe shpata, si të largohen serbët nga faqja e dheut dhe si të krijohet Shqipëria e Madhe”./FolDrejt/