Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, Tomash Petzhiçek sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ-ja, në axhendën e bisedimeve të dy ministrave, krahas çështjeve për situatën aktuale dhe perspektivat për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, do të gjenden edhe çështjet për bashkëpunim në kuadër procesit integrues të vendit tonë në BE dhe NATO, si dhe bashkëpunimi i përbashkët në suaza të organizatave ndërkombëtare.
Pritet që shefat e dy diplomacive të shkëmbejnë opinione edhe për më shumë çështje aktuale nga korniza rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës, ministri Petzhiçek do të realizojë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin të angazhuar për çështje ekonomike, Bujar Osmani, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në pritjen solemne në Ambasadën e Republikës së Çekisë me rastin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.