Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau tha në Bruksel se BE po shqyrton blerjen e municioneve për Ukrainën, sepse ajo nuk ka kohë për ta prodhuar vetë.
“Një propozim interesant është bërë nga Estonia në lidhje me prokurimin e përgjithshëm të municioneve për Ukrainën. Megjithatë, prodhimi i armëve mbrojtëse në BE korrespondon me periudhën e paqes dhe kemi të bëjmë me luftën në Ukrainë. Për këtë arsye prokurimi i municioneve po diskutohet jashtë BE-së”, tha Rau në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së djeshme të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Ministri polak i Punëve të Jashtme tha se Këshilli për Punë të Jashtme nuk ka marrë një vendim konkret për këtë çështje, por theksoi se diskutimi nuk ishte i pasuksesshëm, transmeton Fol Drejt.