Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, tha sot se katër vende tashmë e kanë marrë vendimin për tërheqen e njohjes së Kosovës, dhe se notat e tyre ia dorëzoi presidentit, Aleksandar Vuçiq.
Këto komente, ai i bëri pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u ftua urgjent pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mirëpo, nuk qe në gjendje të jap datë se kur do të publikohen emrat e këtyre vendeve njohje-tërheqëse.
Sipas tij, këtë do ta bëj presidenti, “kur ai e sheh të nevojshme”.
Kjo, derisa ka pohuar se janë dy shtete të fuqishme që po e ndihmojnë Kosovën. Njëra ndër to tha se është SHBA-ja.