Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, deklaroi sot se autoritetet e atij vendi po përgatisnin vizitën e Papa Françeskut para fillimit të operacionit ushtarak rus dhe se ajo vizitë do të ishte edhe më e rëndësishme në këtë moment.
Ambasada ukrainase në Selinë e Shenjtë po punonte për vizitën e Papës në Ukrainë dhe po përgatitej vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit në Kiev, si një hyrje në vizitën e Papës, tha Kuleba në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, transmeton FolDrejt./FolDrejt/